Transmetuar më 04-05-2019, 01:34

Një unazë ari me gur smeraldi, mbi të cilin është punuar mjeshtërisht portreti i Lekës së Madh (Aleksandri i Madh), pjesë e koleksionit të Necdet Dilek, një avokat në rrethin Tokat të Turqisë, ka rezultuar e paçmueshme.

Mënyra se si mund të jetë punuar motivi në fjalë mbi këtë unazë, e cila supozohet t’i përkasë epokës helenistike, është një pyetje që ende kërkon përgjigje.

Ekspertët theksojnë se fakti që kjo vepër arti e mistershme është prodhuar mbi 2.000 vite më parë.

Ndërkohë që është e pamundur të realizohet madje dhe me teknologjinë e sotme, ka nevojë për shpjegime.

Sipas tyre, metali i unazës është flori 21,5 karatë dhe guri mbi të, smerald natyror.