Transmetuar më 04-05-2019, 23:06

Edhe pse asteroidët që mund të shkaktojnë dëme të rënda ose edhe ta shkatërrojnë tokën janë të rrallë, ata janë një mundësi reale, dhe NASA ka nisur të ndërmarrë një plan veprimi me 5 pika.

“Nuk bëhet fjalë nëse do të ndodhë apo jo, por kur do të ndodhë. Sepse një ditë do të përballemi me këtë situatë”, tha astrofizikanti Tomas Zurbuhen.

Ai ka shtuar se asteroidë të tillë përplasen në tokë një herë në një milion vite.

NASA dhe FEMA (Agjencia Federale e Menaxhimit të Urgjencave) janë dy agjencitë që SHBA ka në dispozicion për t’u përballur me një rrezik të tillë.

Por si do të veprojnë ata me saktësi?

Hapi i parë: Një SMS u dërgohet 12 shkencëtarëve.

Hapi i dytë: Shkencëtarët nisin përpjekjet për të kuptuar me saktësi trajektoren e asteroidit.

Hapi i tretë: Bien dakord për përmasën dhe kohën se kur do të ndodhë përplasja.

Hapi i katërt: Konfirmohet me FEMA (Agjencinë Federale të Menaxhimit të Urgjencave) që përplasja është e pashmangshme.

Hapi i pestë: NASA dhe FEMA japin një deklaratë për shtyp ku thuhet se si do të veprojnë.

Pastaj vihen në zbatim metodat e ndryshme të shkatërrimit, të cilat deri tani janë tre, pjesë e programeve që NASA po i studion vazhdimisht.

Ose një goditje të Asteroidit me rreze laser nga një satelit që rri në gatishmëri në hapësirë, që t’i devijohet rruga. Nëse devijohet pak milimetra kur është miliona km larg, mund të shmanget përplasja.

Ose të dërgohet një raketë drejt asteroidit që vendoset mbi të, në varësi të përmasës, dhe që aty ndez motorë reaktivë që mund ta shtyjnë asteroidin pak milimetra, për t’i devijuar kursin.

Ose të dërgohen raketa hapësinore drejt Asteroidit që ta godasin me bomba ose edhe me armë bërthamore, për ta devijuar.