Transmetuar më 05-05-2019, 18:47

Një aksident me pasojë vdekjen e një shqiptari ka ndodhur në Itali.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur të premten që lamë pas në mbrëmje, në Pisa ndërsa mediat italiane shkruajnë se ka ndërruar jetë dje në mëngjes spitalin e Cisanello.

Një makinë, e drejtuar nga një grua, duke u kthyer në drejtim nga Condotti, u përplas me mjetin e Qehajt, i cili po shkonte tek biznesi i tij.

Shqiptari Manuel Qehaj 28 vjeç, la pas gruan Mikela Lala me 2 fëmijë të vegjël.

I riu shqiptar prej disa muajsh kishte marrë restorant-piceri “La Greppia”, tek kryqëzimi midis rrugës Pratale dhe Calcesana.

Për rreth 12 vjet, i riu  kishte punuar në piceri, ku vetëm disa muaj më parë ishte bërë pronar i një aktiviteti të tillë.

Autoritetet italiane po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/