Transmetuar më 05-05-2019, 21:32

Kryetari i Partisë Demokratike ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Përmes një mesahzhi në Facebook, Lulzim Basha uron për agjërim të lehtë.

“Në nisje të muajit të shenjtë të Ramazanit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, të dashur vëllezër dhe motra, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar në këtë muaj të sakrificës, të shpresës dhe të ngadhnjimit”, shkruan Basha.

Urimet shkojnë edhe për vendin.

“Lutem që sakrifica juaj fisnike të shndërrohet në bekim hyjnor për të gjithë agjëruesit, për çdo familje shqiptare, për vendin tonë dhe për mbarë kombin shqiptar!

Zoti e bekoftë Shqipërinë”, përfundon Basha.

Për një muaj me radhë, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë muajin e Ramazanit. /k.k/noa.al/