Transmetuar më 07-05-2019, 13:06

Pas takimit me kreun e shtetit në Maqedoninë e Veriut, Papa Françesku ka vijuar vizitën në  Shtëpinë Muze të Shenjtores Nënë Tereza.

Papa është përkulur me nderime dhe respekt para shtatores së shenjtores, e cila ndodhet në sheshin “Maqedonia”.

Pas përuljes me dashamirësi tek shtatorja e Nënë Terezës, ai vijoi vizitën brenda muzeut teksa nuk kurseu as lutjet.

“Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë, që është një simbol i sakrificës. E kam fjalë për Nënën Terezën, e lindur në Shkup në vitin 1910. Jam i lumtur që do të mund të lutem në memorialin e ndërtuar për të. Duhet të jeni krenar për veprën e saj.papa

Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike, mes maqedonas, shqiptar, serbë, kroat dhe të tjerë ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej, nëse dini që ta bartni edhe në gjeneratat e reja”, tha Papa Françesku.

Brenda Muzeut të pranishëm ishin edhe kreu i kishës ortodokse, kryepeshkopi Stefan dhe kreu i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Reis Sulejman Rexhepi./b.l/noa.al/