Transmetuar më 10-05-2019, 00:35

WhatsApp ka njoftuar se do ndalojë së funksionuari në të gjithë celularët e zgjuar – smartphobe dhe kjo do të ndodhë brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

Aplikacioni i mesazheve me tekst, foto, audio dhe videi, nuk do të punojë tek celularët e krijuar nga softueri i Microsoft duke nisur nga dhjetori 2019, shkruajti një zëdhënës në blogun e tij.

Madje u paralajmërua se në pajisjet Microsoft që ndaluan së prodhuari në vitin 2017 mund të mos funksionojë më kurrë Whatsapp.

“Ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni të gjitha sistemet operative të celularëve Windows pas datës 31 dhjetor 2019. Ne nuk zhvillojmë asgjë të re për këto sisteme operative, prandaj disa opsione mund të ndalojnë funksionimin në çdo moment”, thuhet në njoftim.

Deklarata ndjek vendimin e Microsoft për t’i dhënë fund këtyre celularëve, duke i këshilluar njerëzit të blejnë pajisjet iOS ose Android.

WhatsApp gjithashtu njoftoi se deri në fillim të vitit 2020, ata do të tërheqin aplikacionet në versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër.

Po ashtu nga fundi i vitit aktual nuk do të ofrohet shërbimi e dhe për të gjithë iphone me softuer iOS 7 dhe më të vjetër.