Transmetuar më 11-05-2019, 23:26

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë.

Një këmbësor rreth moshës 70-vjeçare është përplasur nga një automjet ku dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të renda dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme./a.k/noa.al/