Transmetuar më 13-05-2019, 08:27

Ndërkohë që ndodhemi në muajin e Ramazanit, Kryeministri Edi Rama jep një lajm të mirë për besimtarët myslimanë.

Duke publikuar katër fotografi, ai njofton restaurimin e Xhamisë Mbret në Berat.

Në këtë formë ai thotë se zhvillohet edhe turizmi kulturor.

“Me këto foto nga kantieri i restaurimit të Xhamisë Mbret në Berat, pjesë e programit

‘Rrugët e Besimit’ që mundëson restaurimin e objekteve të Kultit si pjesë e zhvillimit të Turizmit Kulturor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri. /a.y/noa.al