Transmetuar më 17-05-2019, 15:17

Rreth 20 milionë vjet para se gjigandi Tiranosaur Rex të endej nëpër Tokë, një kushëri i tij i largët ishte duke gjuajtur në xhunglën parahistorike. Por ky T-Rex ishte shumë i ndryshëm nga versioni i famshëm i grabitqarit gjigand. Materialin në vazhdim e përgatiti gazetari Zërit të Amerikës Kevin Enoh:

Dinosauri Tiranosaur Rex është një përbindësh grabitqar me përmasa gjigande: mbi 12.3 m i gjatë dhe gati katër metra i lartë; ai dominonoi gjatë periudhës së Kretakut.

Por T-Rex është veçse anëtari më i madh i një familjeje dinosaurësh të quajtur Tirannosauroidë dhe studjuesi Sterling Nesbitt i Universitetit Virginia Tech që zhvilloi kërkime në shtetin New Mexico, njoftoi kohët e fundit se kishte zbuluar një kushëri të tij të largët, më të hershëm.

Ai është një mini-T-Rex, një zbulim tepër i rëndësishëm.

"Pra, ky është një nga tiranosuroidët e vegjël të fundit dhe kjo na ndihmon të përcaktojmë se kur tiranosuroidët u bënë të mëdhenj dhe arritën në disa nga përmasat që shohim në fund të Kretakut ".

Suskityrannus Hazelae, siç quhet, jetonte rreth 20 milionë vjet para T-Rex-it, kështu që zbulimi është shumë i rëndësishëm për të mësuar për kohën kur ky grabitqar i vogël u shndërrua në grabitqarin e madh që njohim sot.

"Kafka e Tiranosaurit është rreth dy metra e gjatë dhe përmasat e të gjithë kafshës janë 3-4 metra, por pjesa më e madhe është bisht. Kur flasim për masën, kafka e T-rex-it do të peshonte më shumë se I gjithë trupi i kësaj kafshe", thotë zoti Nesbitt.

Nesbitt dhe ekipi i tij e zbuluan dinosaurin 20 vjet më parë, por u desh po aq shumë kohë që ata të kuptonin se kjo ishte një specie e re.