Transmetuar më 18-05-2019, 20:56

Nën sloganin kuptimlotë “Guxo të ëndërrosh” po përgatitet të nisi Finalja e Madhe Festivalit Europian të këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Ky është edicioni i 64-t i këtij aktiviteti i cili është ndër më të vjetrit të këtij lloji në botë.

Edicioni i këtij viti po ndiqet nga rreth 200 milionë shikues nga Kina, SHBA dhe Kanadaja.

Shqipëria si anëtare e EBU merr pjesë rregullisht që prej vitit 2004.

Suksesin më të madhe e ka arritur në vitin 2012 me këngën “Suus” të Rona Nishliut, duke u rradhitur e pesta.

Sukses shpresohet edhe për përfaqësuesen e sivjetshme Jonida Maliqi.

Me këngën “Ktheju Tokës” ajo do të performojë e dyta në rradhë, pas Maltës që do të hap spektaklin.

Me një mesazh të fortë dhe aktual mbi emigracionin, kënga është pritur shumë mirë nga publiku vendas dhe i huaj, duke marrë pëlqime dhe kritika mjaft pozitive, dhe reagime entuziaste për kalimin në finale.

Numri i votimit për Shqipërinë është 02. Spektakli do të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet në Shqipëri në RTSH 1.