Transmetuar më 20-05-2019, 11:25

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, flet për kushtin e Greqisë ndaj Shqipërisë, në mënyrë që të çelen negociatat me Bashkimin Europian.

Në një intervistë për ‘Financial Times’, kreu i qeverisë greke tregon se i ka thënë hapur homologut Edi Rama se Shqipëria duhet të mbrojë të drejtat e minoritetit grek, ose në të kundërt rruga drejt Bashkimit Europian do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut. Greqia dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut.

Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, shprehet Tsipras.

Sipas tij, popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje për kryerjen e reformave.

Pjesa e plotë në FT mbi Shqipërinë:

Çfarë po bëhet për zgjidhjen e vështirësive në marrëdhëniet greko-shqiptare, të cilat kanë mbetur pezull që prej hapjes së dialogut në Nëntor 2017.

Çështjet e pazgjidhura përfshijnë kufijtë detarë, ligjin e luftës që ka ekzistuar mes dy vendeve që në vitin 1945 dhe statusin e minoritetit grek në Shqipëri.

Cipras thotë se i ka shpjeguar kryeministrit shqiptar, Edi Rama se Tirana duhet t’i mbrojë të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, përndryshe rruga e vendit drejt integrimit evropian do të mbyllet.

“Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut. Greqia dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”, shprehet Tsipras.

/a.y/noa.al