Transmetuar më 24-05-2019, 23:55

Bashkëshorti i të ndjerës Vesna M., është Stefan Ilic, shtetas i Serbisë nga Vitanovc.

Ai shprehet i tronditur për humbjen e trefishtë të familjes së tij në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, raporton noa.al.

Stefani tregon se veç ish gruas Vesna ka humbur dhe dy vajzat binjake 18 vjeçare, Suzana dhe Tanja.

Mediat vjeneze flasin për një vdekje të trefishtë në kushtet e skamjes dhe urisë.

Eksperti mjekoligjor tha se kreu sot autopsinë te trupat e tre të ndjerave dhe konstatoi se nuk kishte asnjë gjurmë helmimi të tyre. Po ashtu nuk u gjet asnjë shenjë dhune.

Zyrtari policor Patrick Mayerhofer tha se konstatoi se viktimat kishin vdekur nga uria, duke shtuar se për një kohë të gjatë ato nuk kishin konsumuar asnjë lloj ushqimi me pasojë humbjen e jetës.

Vesna, Suzana dhe Tanja kanë vdekur midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit. Ato u gjetën të vdekura pardje më 21 maj dhe sot e premte policia bëri komunikimin zyrtar pas kryerjes së autopsisë.

Sakaq kanë folur dhe fqinjët. Ata thanë se familja serbe jetonte në një apartament ku asnjëherë këto tre vitet e fundit nuk kishte ardhur kurrë ndokush.

Familja rrallë dilte nga shtëpia. Fqinjët besojnë se dy vajzat ishin me aftësi të kufizuara, por babai i tyre Stefan tha sot se kjo nuk ishte e vërtetë.

Sakaq fqinjët tregojnë edhe se Vesna kishte histori të trishtë me të shoqin. Ajo i frikësohej dhunës së tij dhe ishte e izoluar me dy vajzat në atë apartament.

Disa herë kishte kërkuar ndihmë ekonomike nga autoritetet austriake por e zhgënjyer nuk kishte shkuar tu lutej më. E kjo ka ndodhur në pranverën e këtij viti.

Duket se familja nuk ka pasur më se me çfarë të ushqehet dhe fundi i tmerrshëm në këto kohë moderne ka pllakosur tek ta tragjikisht. /noa.al/