Transmetuar më 26-05-2019, 16:47

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person, i cili prej 10 ditësh konsiderohej i zhfukur, është gjetur pa shenja jete.

Rrustë Rexhepaj, 47 vjeç, nga fshati Loxhë i Pejës, është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme.

Këtë informacion  e ka konfirmuar vëllai i tij, Besimi, njoftojnë mediat vendase.

Rrustë Rexhepaj së fundmi kishte lënë punën për shkak se nuk ndihej mirë me shëndet.

Ai më 16 maj kishte dalë nga banesa pa treguar se ku po niset.

Aty ka lënë letërnjoftimin dhe telefonin dhe që nga ajo ditë familja nuk ka pasur informacion për vendndodhjen e tij.

Besimi, vëllai i Rrustës tha, se 47-vjeçari është gjetur sot pa shenja jete në parkun e Pejës.

Vdekja e tij është ende mister, ndersa po hetohen shkaqet nga organet kompetente./a.k/noa.al/