Transmetuar më 28-05-2019, 20:05

Presidenti i Serbisë nuk e ka pritur mirë aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u arrestuan disa persona si të përfshirë në grupe kriminale.

Aleksandër Vuçiç u tha sot gazetarëve se pas asaj që ndodhi, gjërat nuk do jenë më njësoj.

“Do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociatorëve shqiptarë dhe atyre që sot bën marri dhe thanë se ishte një luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

Policia sqaroi më herët se operacioni policor, në veri të rajonit të Mitrovicës dhe në Mitrovicën e Jugut, nuk ka të bëjë me rastin e vrasjes së Heroit Enver Zymeri dhe ish politikanit Oliver Ivanoviç.

Bëhet me dije se këtij operacioni policor i ka paraprirë një hetim disamujor të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, i cili ka rezultuar me dyshimin e përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara. /k.k/noa.al/