Transmetuar më 30-05-2019, 18:50

Policia e Kosovës ka rinisur një aksion të dytë në Veri, pas atij të dy ditëve më parë.

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve, kanë arrestuar pasditen e së enjtes edhe dy zyrtarë policie.

“Edhe arrestimet e sotme (zyrtarëve policorë të policisë kufitare me inicialet D.P dhe V.T) janë vazhdimësi e operacionit të emërtuar “Kontrabanda” që u zhvillua më 28 maj 2019 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.

Kjo lëvizje ka shkaktuar një tjetër tensionim mes dy vendeve, ku Serbia ka vënë Ushtrinë në gatishmëri.

Ndërkohë, autoritetet e Kosovës kanë thënë se me këto operacione po zbatohet ligji për goditjen e grupeve kriminale.

Një ditë më parë, Serbia dhe Rusia thanë se përgjegjëse për këtë situatë është edhe NATO. /k.k/noa.al/