Transmetuar më 03-06-2019, 00:27

Qytetarët grekë iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale për shtatë rajone dhe 217 bashki duke dhuruar mbi 90 për qind të rajoneve dhe bashkive për konservatorët e Dhimokratia.

Kutitë e votimit u hapën në orën shtatë të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Demokraica e Re, Kostas Bakojanis ka fituar 65.26 të votave kundrejt 34.74 përqind të fituar nga Nasos Iliopulos i Sirizas.

Kostantinos Zervas, kandidati i Demokracisë së Re, ka marrë 66.83 përqind të votave në Selanik, përkundrejt 32.8 përqind të fituara nga një tjetër kandidat i po kësaj partie, dhe konkretisht Nikos Tahiaos.

Në qytetin port të Pireut kandidati i pavarur Jani Morali ka fituar 57.88 përqind të votave krahasuar me 42.12 përqind të marra nga kandidati i Demokracisë së Re, Nikola Vlahaki.

Në raundin e parë të zgjedhjeve vendore, konservatorët e Kirjakos Micotakis mundën rivalët qeverisës duke marrë 5 nga 13 rajonet e vendit, ndërsa partia e Aleksis Cipras siguroi vetëm një të tillë.

Në total ND fitoi 11 Rajone nga 13 gjithsej, një doli fitues i pavarur kurse Syriza doli me vetëm një rajon të fituar.