Transmetuar më 03-06-2019, 01:49

Momente dramatike në portin e Venecias të dielën, teksa kapiteni i një anijeje turistike humbi kontrollin e anijes nga një defekt i motorit dhe kroçera u përplas drejt molit pasi goditi një anije të vogël.

Këmbësorët u larguan me vrap, të trembur nga pamja e frikshme e gjigandit prej çeliku dhe zhurma e madhe e motorrit që gulçonte.

Pamjet janë video amatore të marra nga një dëshmitare okulare.

Për mrekulli, vetëm katër persona pësuan lëndime të lehta.

Anija turistike ka një kapacitet prej 2500 pasagjerësh dhe ka në bord një teatër, një sallë vallëzimi, një park uji për lojëra zbavitëse.

Është pak a shumë një qytezë e vogël lundruese prandaj kur del jashtë kontrollit përbën një kërcënim të vërtetë për çdo gjë që i del përpara.