Transmetuar më 04-06-2019, 08:25

Femrat janë ngritur në revoltë duke kërkuar heqjen e rregullit të mbajtjes së takave në punë.

Një grup femrash japoneze të hënën paraqitën një peticion ndaj qeverisë, kundër kërkesës që personeli femëror të mbajë taka të lartë në punë.

Është kjo ajo që ndodh në Japoni, ku fushata e nisur quhet #KuToo dhe e merr emrin nga fjala ‘kutsu’ që do të thotë këpucë dhe ‘kutsuu’, do të thotë dhimbje.

Peticioni u nis nga shkrimtarja Yumi Ishikawa, e cila ka mbledhur mbi 19 mijë firma.

Femrat pretendojnë se në Japoni është e padrejtë mbajtja e takave në punë, pasi është e lodhshme dhe jo kushdo mundet. /a.y/noa.al