Transmetuar më 04-06-2019, 15:08

Autostrada që lidh Tiranën me Elbasanin më në fund është hapur plotësisht.

Nga mëngjesi i ditës së sotme Fiter Bajram, është hapur edhe pjesa e fundit që ishte deri dje me lëvizje të dy kaheve siç shihni dhe fotot e sotme në këtë aks rrugor.

Ky aks rrugor nisi të ndërtohet në vitin 2012 dhe në qershor të 2013 përfundoi plotësisht pjesa nga Elbasani deri përfshirë tunelin rreth 3 km.

Për të përfunduar afro 28 km nga tuneli deri në Tiranë u deshën plot gjashtë vjet.

Në këtë mënyrë rruga Tiranë-Elbasan bëhet e vetmja në Shqipëri me autostradë të plotë nga fillimi deri në fund.

Disa autostrada të tjera janë ndërtuar por asnjëra e plotë.

Rruga Tiranë-Durrës vetëm deri në një pjesë të vogël plotëson kushtet e autostradës kurse pjesa më e madhe është ende superstradë.

Rruga Fier-Vlorë ka ende një pjesë që mungon për të qenë autostradë e plotë.

Rruga Durrës-Morinë ka ende shumë pjesë që nuk janë autostradë e megjithatë paguhet 1320 lekë të reja vajtje ardhje për çdo veturë. /noa.al/