Transmetuar më 04-06-2019, 19:05

Presidenti i Filipineve, ka deklaruar se ka qenë gay por e kanë shëruar femrat e bukura.

Rodrigo Duterte i ka habitur të gjithë me këtë deklaratë duke shkaktuar polemika të shumta.

Presidenti, i cili njihet për komentet plot ngjyra e bëri deklaratën gjatë një fjalimi në Tokio. Ai akuzoi kundërshtarin e tij politik, Senatorin Tillanes IV se është homoseskual duke shtuar se arrin ta dallojë pasi ka qenë vetë i tillë.

“Trillanes dhe unë jemi të ngjashëm. Por, unë u kurova”, tha Duterte. Madje ai shtoi se ishte pak gay gjatë martesës me ish-bashkëshorten Elizabeth Zimmerman, e cila përfundoi në vitin 2000.

Presidenti theksoi se “u kurua” pasi njohu partneren aktuale, Honeylet Avancena.

“U bëra burrë sërish! Femrat e bukura më shëruan”, përfundoi Duterte. /k.k/noa.al/