Transmetuar më 04-06-2019, 23:42

Një histori e trishtë është ajo e një vajzë vetëm 15-vjeçare në Elbasan, sot 27 vjeç, e cila u përdhunua nga xhaxhai i saj.

Vajza, që tashmë jeton jashtë Shqipërie, solli në jetë një vajzë, fryt i këtij abuzimi të rëndë seksual. Sot, pas 12 vitesh ajo kërkon të dijë për fatin e vajzës së saj të cilën e la në shtëpinë e fëmijës. Xhaxhai e kërcënonte: Nëse i thua gjë familjes unë do te vras e do ta hedh trupin”.

Më tej ia u largua në Greqi, ndërsa mbesa e tij lindi fëmijën. Sot ajo është nënë e një fëmije tjetër, por emisioni “Pa Gjurmë” në Report Tv, mundi të gjejë bijën e saj, që sot është 12-vjeçe. Vajza është birësuar në Elbasan, ndërsa babai i saj birësues është një njeri mjaft i njohur në Shqipëri.

Moderatorja e emisionit “Pa Gjurmë”, i dërgoi Live në emision nënës, e cila jeton jashtë Shqipërie, fotot e vajzës së saj ndër vite. Mes lotëve që nuk mbaronin, nëna falenderoi emisionin për gjetjen e së bijës.

“Nuk kam fjalë, po dridhem”, ishin të vetmet fjalë që ajo tha përmes telefonit.

Historia

“Vajza është birësuar dhe jeton në Shqipëri. babai i saj birësues, një njeri mjaft i njohur. Është birësuar nga dy prindër të shkelqyer, jeton në kushte të mira, ka jetuar edhe në Amerikë”.

Në muajin maj të vitit 2006 ajo jetonte në një fshat të Elbasanit, pasi kishte mbaruar shkollën 8-vjecare. Vajza e cila kërkon të ruajë anonimatin kërkon të rrëfejë këtë dramë të jetës së saj pasi është në kërkim të fëmijës që lindi.

Ishte afro 15 vjeçe në atë kohë kur shkoi dhe atë ditë si çdo herë tjetër tek shtëpia e gjyshit të saj, aty ku jetonte dhe xhaxhai.

Sapo hyri brenda u përplas me shikimin dyshues të xhaxhait të saj, pa e menduar kurrë se cfarë fshihej pas atij shikimi tinzar dhe dashakeqës.

Në pak minutat e tmerrit për adoleshenten ndodhi ajo që nuk pritej. Ajo përplaset me dhunë dhe përdhunohet.

Më pas vjen kërcënimi i xhaxhait ndaj mbesës:

“Nëse i thua gjë familjes unë do te vras e do ta hedh trupin”.

Kur familja mblidhej ajo shkonte me frikë te shtëpia e gjyshërve, për shkak të kërcënimeve të xhaxhait dhe se ndoshta mund të përsëriteshin përsëri minutat e tmerrit.

Xhaxhai shkonte e vinte në atë kohë në Greqia, për të shuar edhe cdo dyshim në një kohë kur mbesës së tij po I dukej edhe më shumë shtatzënia.

Nëna e kupton vajzën dhe lindin dyshimet për shtatzëninë e saj. Vajza pas vizitës tek mjeku rezulton shtatzënë.

Këmbënguljes së nënës për të mësuar se cili ishte babi I fëmijës vajza nuk iu përgjigj që prej fillimit.

Situata ishte dramatike kur lajmin e mësoi edhe babai, ndërsa vajza tenton vetëvrasjen.

Dhunë psikologjike nga babai dhe presioni për treguar të vërtetën e mbylli vajzën në vetvete derisa erdhi në jetë vajza më 26 janar të vitit 2007.

Një fëmijë që erdhi nga një përdhunim ishte i destinuar të braktisej për shkak të rrethanave.

Historinë e vertetë të saj, vajza ua tha prindërve pasi lindi foshnjën.

Pas shokimit që pësoi babai i vajzës denoncon të vëllanë në polici për përdhunimin.

Edhe vajza që u abuzua, gjithashtu dëshmoi 3 herë në polici për ngjarjen.

Policia shpall në kërkim xhaxhain…

Pas përgjigjes së analizës së ADN-së foshnja rezultoi se ishte vajza biologjike e xhaxhait dhe mbesa e babait të vajzës nga ky përdhunim.

Drama e përndoqi për një kohë të gjatë adoleshenten. Kur babai e fali të vëllanë, edhe pse ky i fundit ishte autori i përdhunimit. Nëna mbështeste vajzën ndërsa i ati vijonte dhunën psikologjike.

2 vite nga ngjarja kur ishte afro 17 vjeçe ajo njihet me një djalë dhe martohen në vitin 2011. Sot ajo që vendos të rrëfejë këtë histori, vajza nga Elbasani ndodhet në Francë, ka familjen e saj dhe në vitin 2016 erdhi në jetë fëmija i saj i dytë, një djalë.

Ndërsa vendos të rrëfejë këtë histori, ajo është në kërkim të vajzës që lindi, edhe pse pa dëshirën e saj. Ajo dëshiron të njohë atë vajzë që u lind nga një përdhunim por që e nuk pati kurrë faj për fatin që ra…