Transmetuar më 01-06-2019, 00:46

Dashi

Përgatituni të ndiheni disi të tensionuar gjatë datave 5 dhe 6 qershor, pasi do të jenë ditë shumë intensive. Është më se e qartë se nëse nuk ju pëlqen një person afër jush, nëse mendoni se keni bërë një gabim, mund t’i çoni të gjitha në djall dhe kjo për ju do të jetë një përvojë shumë çliruese. Shumë nga ju po mendojnë të hapin aktivitete të reja duke u larguar nga partnerët e dikurshëm. Tregtarët do të mendojnë të shesin, të blejnë ose të transferojnë aktivitetet. Lajme të reja pas datës 10. Duhet të bëni durim me bashkëpunëtorët, sidomos rreth datës 18. Kush nga ju po përgatitet për provime gjatë kësaj periudhe, do të ketë mundësi shumë të mira për të kaluar çdo provë. Pjesa e dytë e qershorit do të jetë plot surpriza. Propozime dhe marrëveshje të reja. Do ta keni më të lehtë të përballeni me ndjenjat tuaja, sidomos ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha gjatë shkurtit, e cila shënoi edhe muajin më të vështirë të vitit.

Tani ose keni bërë armëpushim, ose keni dikë tjetër në mendje. Mos i nënvlerësoni takimet e datave 15 dhe 16. Një histori problematike që prej vitit të shkuar do të marrë fund pikërisht tani. Një takim i ri do t’ju emocionojë pa masë, pasi për ju do të jetë një ndjesi që kishit kohë pa e provuar. Korriku do të jetë një muaj më i nxehtë, sidomos për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Problemet me karakter ekonomik dhe praktik ju hanë më shumë kohë se ç’duhet duke kaluar në plan të dytë ndjenjat. Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar terapitë e ndryshme ndaj të gjitha shqetësimeve. Mos e teproni me punën, sidomos në dhjetë ditët e fundit të muajit. Java 24-30 mund të jetë pak kaotike.

Demi

Deri më datën 9 vazhdon kalimi i Venusit në shenjën tuaj. Mundësitë më të mira për ju vijnë pikërisht nga jashtë rrethit të punës, madje edhe nga qytete të tjera, gjë kjo që kohët e fundit po përsëritet shpesh. Sigurisht që shpenzimet tuaja janë shtuar me kalimin e viteve, por nga ana tjetër pasiguritë tuaja nuk janë më aq të shumta. Për ju paratë nuk bien nga qielli, i siguroni me mund. Kush nga ju ka bërë investimet e duhura, edhe kundër sugjerimeve të të tjerëve, tanimë po korr frytet e punës. Pikërisht ditët e para të qershorit do ta bëjnë ndryshimin. Nëse keni aktivitetin tuaj privat, suksesi është i garantuar. Do të bëni pazare të mira me njerëz për të cilët më parë kishit dyshimet tuaja.

Një propozim shumë i mirë do t’ju vijë, të cilin do ta mendoni mirë para se ta gjykoni. Dashuria është protagoniste për vitin 2019. Kush nga ju është ndarë, tani ka dikë tjetër në zemër. Madje, edhe beqarët do të ndihen shumë, tani që janë të lirë. Yjet ju mbështesin shumë në fushën e ndjenjave, sidomos këta tre muajt e fundit. Paralajmërojmë ata që kanë frikë t’i japin vetes një mundësi nga frika se mos lëndohen t’u besojnë yjeve dhe ta hapin zemrën dhe mendjen ndaj mundësive të reja . Fajin nuk ua kanë yjet nëse mbeteni vetëm. Takimet favorizohen në datën 21. Vazhdon faza e aspektit të shkëlqyer fizik pasi Saturni ndikon për mrekulli te ju. Shumë nga ju do të ndiejnë nevojë të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Mjafton një prerje flokësh apo një veshje e re. Do të jeni protagonistët e kësaj vere.

Binjakët

Dielli kalon në shenjën tuaj, por ndonjëherë shoqërohet edhe nga Mërkuri, si në datën 4 për shembull. Venusi nis një kalim shumë interesant në datën 9. Këtë muaj më shumë keni vepra sesa fjalë. Nëse keni pasur probleme, deri në fund të majit i keni zgjidhur të gjitha. Do t’ju ofrohen disa marrëveshje me kushte që nuk doni t’i pranoni. Ju kërkoj vetëm të mos investoni në aktivitete që nuk i njihni aspak. Megjithatë, qershori mbetet një muaj pozitiv, përpos problemeve burokratike. Do të përballeni me diskutime të forta në datat 21 dhe 30. Të rinjtë do të pranojnë punë me pagë minimale, por në sektorin e tyre duke shtrënguar dhëmbët.

Fusha e ndjenjave është interesante dhe do të jetë preludi i një vere të mbushur plot dashuri. Një stinë shumë intriguese dhe jo vetëm se Venusi është në shenjën tuaj, por sepse pasioni është shtuar shumë. Bëni kujdes nga tradhtitë apo nga marrëdhëniet e rrezikshme. Ndonjëherë Binjakët bien pre e provokimeve emotive, por ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe të tilla. Çiftet që kanë pasur probleme tre muajt e fundit, do të afrohen sërish. Në datën 27 do të jeni më i përqendruar dhe do të mendoni edhe për pushimet. Marrëdhëniet e kësaj periudhe janë intriguese, por nuk do të zgjasin shumë. Qershori do t’ju sjellë shumë energji. Jupiteri vazhdon t’ju kundërshtojë, ndaj bëni kujdes me ushqimin. Nxitimi i madh nuk bën për ju. Të dielat e qershorit do të jenë të mbushura me nervozizëm.

Gaforrja

Do të jenë të shumtë planetët që do të kalojnë në shenjën tuaj këtë muaj. Mërkuri në datën 4, Marsi është gjithnjë i pranishëm si çdo vit, Dielli më datë 21. Zgjidhje të mira dhe telefonata me rëndësi. Kush nga ju ka zgjedhur të ndryshojë grupin apo të ndryshojë rolin në vendin e punës, tani do të ketë rezultate pozitive. Nëse nuk ju pëlqejnë kolegët apo doni të punoni në një sektor tjetër, do të gjeni zgjidhje për të gjitha nevojat tuaja. Më në fund diçka po lëviz në shenjën tuaj. Saturni ndikon negativisht te ju, por dëshira që keni për të kaluar caqet tuaja do t’ju bëjë të ecni përpara.

Disa nga ju do t’i marrin gjërat më lehtë, pa u ndjerë përgjegjës. Bëni kujdes me debatet në datën 18 dhe 26. Lidhjet sentimentale që kanë kapërcyer këta muajt e fundit, tani janë më të forta. Tre muajt e ardhshëm janë shumë interesantë në fushën e ndjenjave. Takime të reja për zemrat e vetmuara. Përpiquni që energjitë tuaja t’ua kushtoni personave që e meritojnë. Keni probleme me të lindurit në shenjën e Bricjapit. Për çiftet në krizë, ky do të jetë një muaj vendimtar, pasi do t’i bëni gjërat e qarta duke shmangur konfliktet e mëtejshme. Pas datës 21, Dielli do të dhurojë më shumë emocione. Do të ndiheni të çliruar falë ndikimit të Marsit në shenjën tuaj. Hëna favorizon fillimin e terapive më datë 4 dhe 5. Shmangni stresin e tepërt, pasi nuk ia lejoni dot vetes. Përpiquni të planifikoni një verë të qetë.

Luani

Ky është një muaj i rëndësishëm për ata që presin të firmosin kontrata apo marrëveshje në vjeshtë. Do të përballeni me disa pengesa që vetëm pas datës 10 do të sheshohen disi. Kush nga ju ka punuar shumë, tani do të shpërblehet . Jupiteri do të mbështesë të gjithë ata që janë me provime. Krahasuar me vitin e kaluar, rrugët tuaja tanimë janë të hapura dhe prisni të korrni frytet e mundit tuaj. Në aspektin financiar gjithçka shkon më së miri. Mos e nënvlerësoni kreativitetin tuaj pasi do të keni shumë benefite prej tij. Investime të mira për të ardhmen. E keni lënë pak pas dore dashurinë gjatë fundit të majit. Pas datës 10, ndjenjat do të zgjohen sërish. Kush nga ju ka nisur një lidhje prej pak kohësh, duhet ta vazhdojë pa e vrarë shumë mendjen.

Por, edhe për të joshur dikë që ju intereson, s’do të keni nevojë për shumë teknika, thjesht lini zemrën të flasë. Me kënaqësi them se të gjithë ata që kanë kaluar një krizë dhe janë ndarë, tani janë të gatshëm të nisin histori të reja. Takimet e reja janë të favorizuara pas datës 16, një nga të dielat më të bukura të muajit. Disa nga ju do të heqin qafe dikë që i pengon, dikë që në të kaluar është sjellë keq me ju. Të lindurit në shenjën e Luanit mund të ngrihen në këmbë nga hiçi, ja pse të tjerët ju kanë zili. Forma fizike mbështetet nga një Jupiter i shkëlqyer në shenjën tuaj. Kjo është situata ideale për të planifikuar një verë argëtuese. Ju sugjeroj aktivitetet sportive, sidomos ata që kanë probleme me kilet e tepërta.

Virgjëresha

Qershori është muaji gjatë të cilit do të qartësoni disa çështje profesionale. Shumë gjëra vazhdojnë të qëndrojnë pezull që prej fillimit të pranverës. Gjërat fillojnë të shkojnë disi më mirë. Kush nga ju pret të rimbursohet, do të marrë një përgjigje të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Ata që sapo janë emëruar në një pozicion drejtues pas vështirësive që kanë kaluar tani ndihen më mirë, pasi periudha më e keqe ka kaluar. Gushti do të sjellë disa zgjidhje të situatave të bllokuara prej kohësh. Çdo situatë që ju duket e rrezikshme është mirë që të shmanget. Keni nevojë për një shtysë dhe ajo do të vijë vetëm në fund të muajit.

Telefonata të rëndësishme, kontrata dhe marrëveshje të reja. Për të lindurit në këtë shenjë s’është aspak e lehtë të jetojnë momentin. Kush nga ju ka lidhje të lodhshme, normalisht ndien ende disa pasiguri. Bëni mirë që gjatë qershorit të mos kujtoni shumë të shkuarën apo të përballeni me një “ish” që është kthyer për t’ju bezdisur. Data 17 do të karakterizohet nga debatet. Të gjithë ju jeni në kërkim të qetësisë sentimentale. Nuk është rasti të provokoni konflikte. Data 23 do të jetë më e vështira. Korriku do të jetë më i favorizuar në sferën e ndjenjave. Gjatë këtij muaji do të stresoheni më shumë. Venusi dhe Hëna do t’ju bëjnë të ndiheni më nervozë , sidomos gjatë tre të dielave të muajit. Shpatullat dhe krahët janë pika juaj e dobët. Muajt e tjerë do të jenë më të lehtë për ju. Dhimbje koke të vazhdueshme.

Peshorja

Gjatë muajit qershor do të mbyllni një marrëveshje shumë fitimprurëse. Nuk duhet të tërhiqeni pas pikërisht tani. Madje, do të siguroni të ardhmen tuaj edhe për dy vjet të tjera. Do të hidhni hapa të rëndësishëm duke shfrytëzuar mundësi shumë të mira. Fundviti do të jetë më i vështirë dhe shumë gjëra do t’ju “shpëtojnë duarsh”. Ja pse mos bëni si të vështirë. Mos bëni zgjedhje shumë të guximshme pasi do të pendoheni në dhjetor. Problemet me paratë do t’ju bezdisin shumë shpesh. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 19. Çiftet e konsoliduara s’kanë pse të tremben, edhe pse re të zeza kalojnë në fushën e ndjenjave.

Sa herë që keni probleme në punë, vini në shtëpi dhe ankoheni duke e përcjellë gjithë këtë energji negative edhe në familje. Pikërisht këtë sjellje keni edhe me partnerët. Madje është më keq nëse heshtni. Në varësi të personave që keni në krah, shpeshherë edhe do të zhgënjeheni. Bëni çmos që problemet ligjore t’i mbani në kontroll. Ky muaj do të shoqërohet nga pasiguritë. Nevojiten përgjigje të qarta. Ndikimi negativ i Mërkurit dhe Saturnit do t’i ndërlikojë gjërat, madje do t’ju hapë probleme në planin praktik dhe emotiv. Të gjitha këto shqetësime do të ndikojnë edhe në aspektin psikofizik. Jupiteri ju mbron, por gjithë ky nervozizëm do t’ju shkaktojë luhatje të mëdha humori që do ta keni vështirë t’i kontrolloni. Kujdes të madh në datat 18 dhe 26.

Akrepi

Maji ka qenë muaji i vonesave, ndërsa në qershor gjithçka do të jetë me ritëm më të shpejtë. Mërkuri nis një kalim të rëndësishëm në datën 4. Nëse keni pasur disa situata të paqeta apo nëse duhet të bësh një zgjedhje të rëndësishme në punë, tani e keni rrugën të hapur. Jupiteri është aktiv në sektorin e financave. Aktivitet që mendoni se janë drejt dështimit do t’i mbyllni dhe do të mendoni për strategji të reja. Nëse jeni në kërkim të një vendi të ri pune, do të vijnë disa telefonata me rëndësi. Kontrata që më në fund do të firmosen, ndaj kush punon më shumë, do të korrë më shumë. Ky qiell do të jetë interesant edhe në fushën e ndjenjave, përveçse në sferën profesionale. Edhe pse muaji më pasionant do të jetë korriku, qershori do të ketë plot gjëra të reja, emocione dhe takime të këndshme, sidomos të premteve. Bëni mirë që shkoni në vende që frekuentohen shumë dhe të mos rrini si eremitë në shtëpi.

Nëse keni histori paralele prej kohësh, ka ardhur momenti t’i qartësoni gjërat njëherë e mirë. Do të vini me shpatulla për muri ata që duan të përfitojnë nga ju. Bëni kujdes të mos bini pre e provokimeve. Bëni kujdes të madh gjatë dhjetë ditëve të para të muajit, por sidomos në datën 7 dhe 8, ku do të flisni disa fjalë më shumë nga ç’duhet. Çiftet më fatlume që duan të martohen apo të bëhen me fëmijë, le të presin korrikun dhe gushtin. Më në fund disa energji të bukura për ju pasi dy muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë. Duhet t’u besoni aftësive tuaja. Në datën 24 do t’ju bëjnë një surprizë të bukur. Marsi ka një ndikim shumë pozitiv dhe do t’ju ndihmojë të kaloni problemet. Shqetësimet psikofizike janë më të pakta këtë periudhë.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji do të keni mundësi të firmosni kontrata dhe marrëveshje të reja. Më të rinjtë po përgatiten në mënyrë brilante për të kaluar me sukses provimet dhe për pasojë, të sigurojnë edhe vende të mira pune. Ky do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha në sferën profesionale. Nëse mbyllet diçka, një tjetër mundësi e re do t’ju jepet. Sigurisht që këto ndryshime do të karakterizohen nga tensioni. Megjithatë, Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju dhurojë sukses. Mos i nënvlerësoni bashkëpunimet e reja. Disa shpenzime më shumë, sidomos në datat 12 dhe 18. Disa shpenzime të paparashikuara edhe për shtëpinë. Hidhini sytë përreth jush, mos harroni se Shigjetarët kanë fat sa herë që udhëtojnë, sidomos në qytete të tjera. Nëse keni një biznes familjar apo punoni me partnerin, të jeni të vetëdijshëm se intuita juaj është e duhura.

Ky muaj do të jetë shumë i tensionuar në raportet sentimentale. Por edhe nëse marrëdhënia juaj s’është në krizë, prapë do të jeni të tensionuar. Detyrimet profesionale do të jenë aq të shumta sa do t’i kushtoni familjes shumë pak kohë. Kush nga ju ka dy histori paralele, tani duhet të marrë një vendim. Zgjidhja e një problemi të hershëm vjen pas datës 25, por edhe në datën 23 disa nga ju do të ngrenë zërin. Më në fund doni të jetoni ashtu si doni. Nëse dikush po mbështetet më shumë se ç’duhet në shpatullat tuaja, thojini “mjaft” dhe pikë. Miqësitë e reja shndërrohen në marrëdhënie intriguese. Forma fizike në përgjithësi është e mirë, por mos i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Kujdes me ritmin që keni në punë. Data më e lodhshme do të jetë data 23.

Bricjapi

Të gjithë ata që po përpiqen të ndreqin problemet e së shkuarës duke larë hesapet, gjatë qershorit do të arrijnë më shumë nga sa mendojnë. Kalimi i Saturnit dhe Uranit do të jetë shumë i rëndësishëm. Urani përfaqëson ndryshimin. Ju kam këshilluar shpesh se është e kotë të vazhdoni projekte që kanë dështuar që vitin e kaluar vetëm për hir të krenarisë. Saturni përfaqëson gjërat e reja. Shfrytëzoni përvojën tuaj. Mos u kushtoni shumë rëndësi kritikave që bëjnë personat ziliqarë apo rivalë që duan që aftësitë tuaja të mos bien në sy. Shumë duan t’ju zënë vendin, sidomos ata që shtiren si miq. Për fat të mirë, ju dini të përballoni gjithçka. Urani nis një kalim të bukur që vlen edhe për vitet në vijim. Kontakte interesante pasi do të fitoni diçka më shumë. Projekte të mëdha martesore apo për bashkëjetesë me të lindur në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit.

Një nga personat e besueshëm pranë jush do t’ju shtyjë të hidhni hapin e madh. Marrëdhëniet në çift shkojnë si jo më mirë dhe nuk do të përballeni me vështirësi të mëdha. Vetëm beqarët do të kenë probleme, sidomos gjatë kësaj periudhe. Bëni kujdes në datat 11, 12, 18 dhe 26 pasi të gjitha situatat duhet të gjykohen më së miri. Kush nga ju është ndarë, do të gjejë gjuhën e duhur me partnerin, edhe pse me vështirësi. Ju realisht keni “supe” që mbajnë gjithçka. Përpos problemeve të mëdha që ju hasni, jeni aq të fortë sa ndihmoni edhe të tjerët. Mos e ekzagjeroni me gjithë këtë mund pasi hapni polemika pa qenë nevoja. Shqetësime të lehta reumatizmale. Për ju është diçka normale që herë pas here doni t’ia mbathni.

Ujori

Mos i nënvlerësoni marrëveshjet e reja që ju vijnë, pasi në këtë moment do të vendosni një të ardhme të rëndësishme. Disa nga ju nuk do t’i duan ndryshimet dhe do të vazhdojnë rrugën e tyre, por për më revolucionarë mund të përjetojnë diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Ujorit mund t’i ndajmë në dy kategori; ata që zgjedhin qëllimisht ta braktisin një rrugë që nuk është më interesante, por që i pranojnë rreziqet dhe ata që edhe pse duan të vazhdojnë, prapë zgjedhin ta braktisin. Ky do të jetë muaji i transformimeve të mëdha, i pranimit të përvojave të reja. Nëse duhet të zgjidhni çështje ligjore, do të gjeni gjuhën e duhur. Jupiteri dhe Urani kalojnë në shenjën tuaj. Të lindurit në janar do të ndiejnë nevojën që herë pas here të ndalen.

Java e parë e qershorit do të jetë disi konfliktuale në fushën e ndjenjave, por më pas…gjithçka do të shkojë fjollë. Nuk do të keni pendesa në dashuri. Ata që kanë lidhje të reja duket se janë më të lumturit. Të rinjtë që zakonisht kanë qejf aventurat, në këtë periudhë do të kërkojnë lidhje më të qëndrueshme, nga ato që zgjasin përgjithmonë. Edhe ata që zakonisht tradhtarë, do të ndiejnë nevojën që të rrinë vetëm me dikë. Yjet ju mbështesin nëse kërkoni dashurinë apo doni t’i bëni përshtypje dikujt që ka ndjenja reciproke. Dhjetë ditët e fundit të muajit do të jenë vendimtare. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të martohen, janë në rrugën e duhur. Ka ardhur momenti që të veproni për t’u ndier më mirë. Edhe pse java e parë e qershorit nuk do të sjellë ndonjë gjë të madhe, gjysma e dytë e muajit do të ketë më shumë përfitime. Kurat favorizohen pas datës 20. Përpiquni të ruani qetësinë, pasi shpeshherë rrezikoni të futeni në telashe apo t’i hapni më shumë probleme vetes. Kujdes maksimal në datë 28.

Peshqit

Gjithçka nis më së miri, sidomos pas datës 4. Gjatë kësaj periudhe do të përjetoni kënaqësi të mëdha. Po shijoni dashurinë dhe vlerësimin e shumë personave që ju rrethojnë. Me pak fjalë, ky është një sukses personal. Nëse një nga bashkëpunimet tuaja nuk ka shkuar mirë, duhet të mendoni strategji të reja. Këtë herë lojën do ta drejtoni ju. Të gjithë ata që duan të hapin aktivitete private apo një biznes disi të pazakontë, duhet të bëjnë përpara, edhe pse idetë e tyre janë ende në fazë fillestare. Do të jeni protagonistë deri në vitin 2020 pasi kjo është një rrugë e mbushur me eksperimente, me suksese të vogla në kërkim të një qëndrueshmërie. Data 14 do të jetë e rëndësishme në aspektin profesional. Jeni aq i zënë me angazhimet profesionale duke u përpjekur të zgjidhni problemet tuaja ekonomike, sa dashuria kalon në plan të dytë për ju.

E diela e datës 16 shoqërohet nga konfliktet në çift. Nëse një nga “ishat” tuaj ju hap probleme që lidhen me të shkuarën, duhet t’i sqaroni gjërat menjëherë. Kujdes nga tradhtitë. Tri të dielat e fundit të muajit do të duhet të qëndroni në krah të dikujt që ka nevojë për ju dhe për ngushëllim. Ata që janë prindër ndihen disi të shqetësuar për problemet e fëmijëve, por me kalimin e javëve vjen edhe qetësia. Duhet të mbani nën kontroll formën fizike, pasi edhe fundjavat janë shumë stresuese për ju. Jeni aq i përfshirë në problematikat e punës dhe ndryshimet që ndodhin aty sa këtë muaj lini pas dore gjithçka. Bëni kujdes nga momentet e nervozizmit që do të ndikojnë në mënyrë direkte në fizikun tuaj. Merrni gjërat më me qetësi.