Transmetuar më 06-06-2019, 13:42

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar në një intervistë për ‘DË’ përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane ‘Bild’.

“Shqipëria ështe shumë më e madhe se një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv e nuk na pëlqen se nuk i pëlqen askujt, por besoj se çështja duhet të merret me qetësi. Bëhet fjalë për një çështje që është në proces hetimor.

Kjo është një rrjedhje e paautorizuar e një procesi në zhvillim, duhet të presim fundin, nuk duhet të kërcejmë konkluzionet shumë herët se kam frikë se i bëjmë dëm gjithë procesit”- tha Lleshaj.

Më tej ai shton se, “Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por indicie që të çojnë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti”.