Transmetuar më 06-06-2019, 20:50

Një e dhënë tronditëse tregon se çdo vit njerëzit gëlltisin mijëra grimca plastike.

Këto lloj grimcash krijohen nga shpërbërja e produkteve të ndryshme si veshjet sintetike, gomat, lentet e kontaktit etj., gjenden tashmë kudo në planet, nga akullnajat më të larta deri në fundin e oqeaneve.

Shkencëtarët kanadezë kanë analizuar me mikroskop qindra të dhëna mbi ndotjen, duke marrë për bazë regjimin mesatar dhe modelin e konsumit të amerikanëve.

Sipas rezultateve të këtyre vlerësimeve një njeri i rritur gëlltit deri në 52 mijë grimca plastike në vit.

Dhe nëse merret parasysh ajri i ndotur, këto shifra arrijnë deri në 121 mijë.

Rreth 90 mijë grimca të tjera shtohen nëse konsumojmë vetëm ujë në shishe, shton ky studim, i publikuar në revistën “Environmental Science and Technology”. /k.k/noa.al/