Transmetuar më 08-06-2019, 02:01

Policia gjermane ka hyrë me forcë në dhjetëra shtëpi në mbarë vendin si pjesë e një fushate të zbatimit të ligjit kundër gjuhës së urrejtjes në internet.

Zyra Federale e Policisë Kriminale tha se bastisjet u zhvilluan të enjten në 13 nga 16 landet e Gjermanisë.

Policia vuri në shënjestër njerëzit e dyshuar për paraqitjen e fyerjeve antisemite, fyerjen ndaj zyrtarëve ose ata që publikisht i kanë ftuar tjerët për të kryer krime.

Policia federale thotë se numri i rasteve që përfshijnë urrejtjen online ra nga 2.270 në vitin 2017 në 1.472 vitin e kaluar, por përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme për të trajtuar problemin.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dënoi të mërkurën komentet që u paraqiten në internet pas vrasjes së një politikani të njohur që kishte folur në favor të migrantëve. Policia ende po heton se kush e vrau gjatë fundjavës Walter Luebcke, një anëtar i partisë së kancelares, Angela Merkel.

Ditë më parë në një intervistë për CNN, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se “duhet ende punë për t’u bërë” në Gjermani dhe pjesë të tjera të botës për t’u përballur me “forcat e errëta” që po gjejnë mbështetje.

"Në Gjermani, natyrisht, ato gjithmonë duhet të shihen në një kontekst të caktuar, në kontekstin e së kaluarës sonë, që do të thotë se ne duhet të jemi shumë më vigjilent se të tjerët", tha Merkel.