Transmetuar më 09-06-2019, 12:42

Studimet e kryera nga agjencia hapësinore europiane, flasin për një asteroid me diametër rreth 50 metra, i cili është i destinuar që të përplaset me Tokën.

Përmasat e këtij trupi qiellor janë dy herë më të mëdha, se të atij që shpërtheu në Rusi në vitin 2013.

Shkencëtarët po e analizojnë me kujdes këtë rast. Emri i këtij asteroidi është Asteroid 2006 QV89 dhe mundësia për të goditur tokën brenda fundit të vitit është një në 7000.

Sipas administratorit të deleguar të NASA, Jim Brindenstine, asteroidët janë një kërcënim për Tokën dhe sistemet e sigurisë duhet të marrin masa për të projektuar sa më mirë, vendin ku mund të përplaset.

Asteroid 2006 QV89, sipas përllogaritjeve do të kalojë 6.8 milionë kilometra larg nesh dhe mundësia për tu përplaset me Tokën, është 1%./a.y/noa.al