Transmetuar më 09-06-2019, 14:41

Hodhi në ujë të valuar mbesën 3 vjeçe, duke bërë që e mitura të pësojë djegie të rënda.

Angela Engeron, 38 vjeçe, futi në ujë të valuar vajzën e vogël, ndërsa më tej pretendoi se gjithçka ishte aksidentale dhe se vajza kishte rrëshqitur vetë në vaskën me ujë të valuar.

Gruaja amerikane nga Arkansas e dërgoi vajzën e vajzës së burrit në spital, ku mjekët e diagnostikuan me djegie në 40% të trupit.

Por mjekët nisin të kishin dyshime mbi ngjarjen duke lajmëruar autoritetet. Kjo pasi vajza kishte djegie të pjesshme në këmbë, stomak dhe kurriz dhe se nuk mund të kishte rënë në atë mënyrë.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja pranoi se e kishte futur vajzën në ujë të nxehtë, pa shpjeguar motivin e kij veprimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2018, por këtë javë u dha vendimi ndaj saj, shkruan noa.al.

Ditën e mërkurë gjykata e shpalli fajtore gruan, duke e dënuar me 20 vite burg. /a.y/noa.al