Transmetuar më 10-06-2019, 18:30

Kanceri është një nga sëmundjet më të këqija kundër së cilës duhet luftuar ndonjëherë. Nganjëherë njihet nga simptomat e mëposhtme. Nuk është mirë të flitet për kancer, por është e dobishme të raportohet se cilat mund të jenë simptomat.

Kur vëreni se diçka është e gabuar dhe zgjat shumë, atëherë do të ishte e përshtatshme të intervenohej. Parandalimi është shërimi më i mirë kundër kësaj sëmundje të tmerrshme, e cila mund të shërohet gjithsesi.

Simptoma të tilla si urinimi i shpeshtë për shembull, shpesh është edhe manifestim i diabetit.

Edhe rritja e tensionit janë një dritë emergjente që duhet ndjekur. Gjithashtu kini kujdes nga humbja tepër e shpejtë e peshës që ndodh, ose dhimbje të vazhdueshme të stomakut.

Ethet e zgjatura dhe lodhja, dhimbjet akute, të shpeshta dhe pa ndonjë shpjegim të mundshëm, apo gjurmë gjaku në urinë janë faktorë të tjerë që nuk duhet të nënvlerësohen. Natyrisht, nuk është e thënë nëse vërehet një nga këto simptoma, automatikisht do të thotë se kanceri po ju merr në zotërim.

Pra, mos u shqetësoni, qëndroni të qetë dhe për të larguar çdo dyshim, kontaktoni mjekun tuaj për një konsultim të parë. Simptoma të tjera janë gjakderdhja, kollitja e vazhdueshme, djersitja e vazhdueshme sidomos gjatë natës, dhimbje në pjesën e prapme të shpinës.

Por shumica e tyre janë vetëm çështje shqetësimesh të vogla, dhe ato kalojnë edhe me kalimin e disa orëve. Ne e përsërisim atë që është këshilla e artë në këtë kuptim: të bëni aktivitet fizik, të hani shëndetshëm, të mbani peshën tuaj nën kontroll dhe do të jetoni gjithmonë në maksimum./b.l/noa.al/