Transmetuar më 11-06-2019, 09:10

Kim Jong Nam, vëllai i diktatorit koreano-verior Kim Jong Un, i vrarë në shkurt të vitit 2017 në aeroportin e Kuala Lumpur, të Malajzisë, ishte një informator i CIA-s, i cili ishte takuar në disa raste me agjentë sekretë amerikanë.

Është kjo ajo që shkruan Wall Street Journal, duke cituar burime të sigurta, ndonëse detajet e lidhjes së tij me CIA-n, mbeten ende të errëta.

Kim Jong Nam u vra nga dy gra të cilat i hodhën gaz nervin Vx, në fytyrë.

Por gjysmë vëllai i diktatorit ka jetuar larg Koresë së Veriut dhe nuk kishte asnjë ndikim në Pyongyang, çka thuhet se e bën të vështirë që të ketë dhënë informacione lidhur me Kim Jong Un.

Po ashtu thuhet se Kim Jong Nam, shërbente si informator inteligjence edhe në vende të tjera, mes tyre edhe në Kinë.

Kim Jong Nam ishte djali më i madh i Kim Jong-ilit i cili u nga Koreja e Veriut, pasi u anashkalua për drejtimin e vendit. Ai ishte gjysmë vëllai i Kim Jong Un, i ardhur në jetë nga një grua tjetër dhe jo nga nëna e diktatorit aktual. /a.y/noa.al