Transmetuar më 11-06-2019, 10:56

Donte të shkonte në tualet, por ngatërroi derën dhe hapi atë të emergjencës së avionit.

Bëhet fjalë për një avion të nisur nga Manchester, Angli dhe i cili duhet të mbërrinte në Islamabad të Pakistanit.

Ngatërresa e pasagjerit shkaktoi një vonesë prej shtatë orësh në fluturim, duke çuar në ulje të detyruar.

Gjithçka pasi u desh ndërhyrja e duhur për të mbyllur derën dhe për tu përgatitur për nisje.

Shpërqendrimi i pasagjerit, fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar në bord, shkruan noa.al.

Një zëdhënës i ‘Pakistan International Airlines’, lidhur me incidentin e së dielës deklaroi se “Avioni ishte i parkuar në pistë, kur dera e emergjencës u hap”. /a.y/noa.al