Transmetuar më 14-06-2019, 10:35

Kompania ‘Paramount’ ka deklaruar se aktualisht po punohet për një film të animuar lidhur me grupin Spice Girls.

Ky lajm vjen pasi turneu “Spice World 2019”, nuk arriti që ti bashkojë të gjitha vajzat, për shkak të mungesës së Victoria Beckham.

Filmi do të jetë i shoqëruar me këngët klasike të grupit dhe pjesë të papublikuara.

Ndërkohë filmi është parashikuar që të dalë në kinema në vitin 2020.

I shkruar nga Karen McCullah dhe Kiwi Smith, filmi i animuar nuk ka ende një titull dhe është në fazë zhvillimi.

Mireille Soria, Presidente e ‘Paramount Animation’, deklaroi se, “Spice Girls e dinë për çfarë po punojmë dhe janë të përfshira”.

Kështu do të mund të shihet në version të animuar Melanie Brown (Scary), Emma Bunton (Baby), Melanie Chisholm (Sporty), Geri Halliwell (Ginger) dhe Victoria Beckham, të cilat nuk debutojnë më bashkë qysh prej vitit 2012. /a.y/noa.al