Transmetuar më 14-06-2019, 10:55

Kate Middleton dhe princi William janë krizë. Kjo pasi princi i ka kërkuar dukeshës një periudhë reflektimi dhe ajo e ka ndëshkuar në mënyrë shembullore.

Siç raporton sajti britanik ‘Express’, gjatë historisë së tyre Kate Middleton dhe princi William, kanë jetuar dy ndarje, njërën në vitin 2004 dhe tjetra e cila dukej si përfundimtare në vitin 2007. Gjithçka gjatë kohës që ishin të lidhur.

Ndarja e fundit mes tyre zgjati dhjetë muaj, gjatë të cilave Kate e ndëshkoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili i kërkoi një periudhë reflektimi.

Në atë kohë, siç thotë eksperti i familjes mbretërore anglez, Andrew Morton, Kate nuk e priti mirë ndarjen, madje vendosi që ta ndëshkojë.

Ajo u shfaq gjithnjë e më shpesh në evente mondane, e buzëqeshur dhe me veshje seksi, për ta bërë xheloz dhe në atë kohë William u fotografua në diskotekë duke u argëtuar me bashkëmoshatare të tij, shkruan noa.al.

Por pasi pa fotografitë e Kate, William kuptoi se ajo i mungonte. Kështu pas dhjetë muajsh çifti u rikthye bashkë ku u shfaqn publikisht në një koncert në nder të Lady Dianës, të organizuar nga William dhe Harry. /a.y/noa.al