Transmetuar më 14-06-2019, 13:42
Foto ilustruese

Katër persona gjetën vdekjen në një tren të mbushur me njerëz dhe pa ajër të kondicionuar, teksa temperaturat arritën thuajse 50 gradë në Indi.

Viktimat janë me moshë nga 69 deri në 81 vjeç, dhe ishin me një pelegrinazh hindu, duke u kthyer në shtetin e Kerala, pasi kishin vizituar qytetin e shenjtë të Varanasi në veri të vendit.

Katër të vdekurit u shënuan këtë të mërkurë, konfirmoi një punonjës i hekurudhës Manoj Kumar.

Menjëherë pasi pasagjeri i parë u rrëzua, u lajmërua ndihma e shpejtë, por u deklarua vdekja e tij dhe më tej edhe tre të tjerët. Ndërkohë një pasagjer i pestë ndodhet në gjendje të rëndë.

Vala e të nxehtit e cila arriti në 48 gradë, detyroi autoritetet që të mbyllin shkollat dhe universitetet. Autoritetet hodhën ujë në rrugët e qyteteve më të nxeha, ku temperaturat arritën 50.6°C. /a.y/noa.al