Transmetuar më 14-06-2019, 14:25

Partneri futi shumë rroba në valixhe dhe ajo i nguli thikën. Lesley Bradbury, nga Manchester, Angli, qëlloi me thikë të fejuarin Gary Moore, pasi zbuloi se ai kishte futur në valixhet e tyre veshje shtesë, teksa do të niseshin për pushime.

Gruaja u mërzit shumë, duke qëlluar me thikë të fejuarin.“E meritoi”, tha më tej në polici.

Gruaja vuan nga një çrregullim psikologjik, gjë që e bën të jetë shumë posesive dhe fakti që partneri kishte marrë shumë veshje me vete, e acaroi së tepërmi, duke bërë që ta qëllojë me thikë në krahë.

Gruaja u arrestua pas ngjarjes dhe këtë të martë u dënua me 12 muaj burg dhe një muaj periudhë rehabilitimi, shkruan noa.al.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo dhe i fejuari vijojnë të jenë bashkë. Sulmi ndodhi më 29 dhjetor teksa çifti do të nisej për pushimet e fundvitit, ndërkohë që gjatë kësaj kohe janë zhvilluar hetimet lidhur me ngjarjen. /a.y/noa.al