Transmetuar më 14-06-2019, 21:10

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një shqiptari nga Kosova ka ndodhur në Gjermani.

Një i ri nga Prishtina, ka humbur jetën në vendin e punës.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, të identifikuar si Liridon Shahini.

Lajmin e ka bërë të ditur një shok i të ndjerit, Naim Cacaj.

Ai njoftoi se  varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën (15.06.2019) në varresat e Hajvalisë pas faljes së Namazit te Drekes (ora 13:00), nga Xhamia e Hajvalisë.

Liridoni ka lënë pas gruan dhe 2 fëmijë./a.k/noa.al/