Transmetuar më 14-06-2019, 22:50

FIFA ka publikuar sot renditjen e re për muajin qershor, për Kombëtaret e futbollit.

Nga kjo renditje, mësohet se Kombëtarja shqiptare, ka rënë 4 vende më poshtë në renditje.

Aktualisht, me renditjen e publikuar sot, Shqipëria pozicionohet në vendin e 66-të.

Humbja me Islandën ka ndikuar në humbjen në renditje për muajin qershor.

Nuk mund të thuhet kjo gjë për Kosovën, e cila është ngritur me 6 vende në këtë renditje.

Nga pozicioni i 127-të Kosova është ngjitur në atë të 121-të./a.k/noa.al/