Transmetuar më 15-06-2019, 10:12

Më 13 qershor, moderatori i njohur Ledion Liço festoi ditëlindjen, por ajo që duhej të ishte një festë private, u bë një festë e madhe.

Gjithçka prej bashkëshortes dhe kunatës së tij, Lori Hoxha e cila organizoi festën surprizë.

Ka qenë bashkëshortja e Ledionit, Sara Hoxha, ajo që ka publikuar pamje nga festa, ndërsa vëmendjen e ka rrëmbyer barku i saj i rrumbullakosur, teksa çifti janë në pritje të fëmijës së dytë, pas djalit London.

“Im shoq gjithmonë bën plane dhe gjëra për ne, por këtë vit unë dhe Lori, vendosëm që ti bënim atij një festë surprizë me gjithë njerëzit e tij më të dashur! Tani Ledion, është koha jote që të më masazhesh këmbët dhe të më sjellës ushqim, faleminderit”, shkruan Sara.

Pikërisht në ditën e lindjes, bashkëshortja e Ledionit zbuloi se është në pritje të një tjetër djali. /a.y/noa.al