Transmetuar më 15-06-2019, 16:26

Një grua në Malajzi e ka pësuar rëndë nga përdorimi i pastës së dhëmbëve mbi dorën e djegur me vaj.

Imazhet e tmerrshme janë shpërndarë nga media të ndryshme dhe rrjetet sociale, si paralajmërim për të tjerët për të shmangur përdorimin e pastës për të lehtësuar djegien, pasi mund t’ju shkaktojë pasoja të rënda.

Doktori Kamarul Ariffin, nga Malajzia, tha se gruaja e kishte përdorur pastën e dhëmbëve si ilaç, pasi dogji dorën me vaj të nxehtë por, në vend që të qetësonte dhimbjen e saj, dora e saj u ënjt.

Mjeku ka treguar se ky nuk ishte rasti i vetëm që qytetarët përdorin në rast djegieje, pastë dhëmbësh.

Gjatë punës së tij ai është përballur me persona që kishin përdorur miell, vezë, apo produkte të tjera në kushtet e shtëpisë për të shmangur mjekun.

Shihni fotot se si është katandisur dora e gruas nga përdorimi i pastës së dhëmbëve mbi dorën e djegur me vaj./a.k/noa.al/