Transmetuar më 15-06-2019, 20:04

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Ferizaj.

Në këtë aksident ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e makinës, një grua rreth moshës 30-vjeçare.

Dëshmitarët kanë thënë për mediat vendase se gruaja e lënduar, është shtatzënë.

E lënduara është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pas gabimit të një drejtuesi me kamion.

Sipas dëshmitarëve drejtuesi i kamionit ka tentuar të kthehet djathtas nga korsia e cila nuk lejon një veprim të tillë dhe i ka bllokuar rrugën drejtueses së makinës.

Organet përkatesë po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/