Transmetuar më 16-06-2019, 14:06

Gjykata shtyn gjyqin për vendimin e Florenc Çapjes. Mësohet se vendimi do të jepet ditën e nesërme në orën 10:00. Sot pritej të jepej vendimi për të arrestuarit e operacionit “Krasta”,  të FNSH dhe RENEA, zhvilluar mëngjesin e 14 qershorit në qytetin e Elbasanit.

Operacionit“Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Gjatë operacionit të koduar “Krasta” u arrestua Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Ai u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema. Ndërkohë para godinës së Gjykatës së Elbasanit ka patur prani të madhe personash ku shumica janë të afërm të arrestuarve, pjesmarrës në protestën kundër kryeministrit në Librazhd.Mes tyre janë edhe ish deputetë e ish ministra të PD.

Të arrestuarit punonjës të AMA: Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë, Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim, Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë.

Arrestimet në kuadër të operacionit do të shqyrtohen nga gjyqtari Idush Maliqi, ndërsa çështja e arrestimit të punonjësve të AMA-s do të shqyrtohet nga gjyqtarja Matilda Fetahu.