Transmetuar më 16-06-2019, 14:17

Një burrë 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës në Lezhë, pasi është rrëzuar nga skela.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Pasi është rrëzuar nga skela, 43-vjeçari me iniciale M.SH ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Menjëher pas aksidentit ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të mara.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./b.l/noa.al/