Transmetuar më 16-06-2019, 16:00

Një çift bashkëshortësh nga Kosova janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pasi kishin hyrë për t’u larë.

Pushuesit në breg vunë re se diçka nuk po shkonte dhe menjëherë filluan të shkonin drejt tyre.

Ishin pikërisht pushuesit ata që shpëtuan nga mbytja burrin dhe gruan.

Pasi dolën në breg ata u morën nga ambulanca për t’u transportuar në spital.

Në të gjithë vijën bregdetare të Velipojës mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare. /k.k/noa.al/