Transmetuar më 16-06-2019, 16:23

Gazetari i gazetës më të madhe në Gjermani, “Bild” ka paralajmëruar se do të publikojë përgjime të reja nga dosja “339”.

Pieter Tiede ka shkruar në Facebook se do të dalin në dritë të tjera pazare me zgjedhjet.

Sipas tij, materialet e reja do të publikohen nesër pasdite.

Pak ditë më parë ai publikoi përgjime që trazuan jo pak politikën shqiptare.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Durrësit ka mohuar çdo përfshirje të tij në blerje votash. /k.k/noa.al/