Transmetuar më 16-06-2019, 17:46

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se qëlluan me armë zjarri ndaj një personi në Bulqizë.

Mësohet se sot, rreth orës 12.00, në vendin e quajtur "Unaza e Re"  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Për këtë ngjarje, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e vëllezërve A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç.

Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën.

Policia thotë se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta. /k.k/noa.al/