Transmetuar më 17-06-2019, 10:26

Një vajzë e re spanjolle nga Barcelona, u denoncua në polici, pasi i këputi gjuhën me kafshim të dashurit të saj, kur ai i kërkoi që të ndaheshin.

Vajza i kërkoi një puthje të fundit partnerit dhe në atë moment e kafshoi, duke bërë që për këtë akuzë, Prokuroria të kërkojë dënimin e saj me tetë vite burg.

Adaia Lopez Esteve dhe ish-i dashuri i saj, emri i të cilit nuk bëhet me dije, nisën të shoqëroheshin në dhjetor të vitit 2016, pasi u njohën në rrjetet sociale.

Dy muaj më vonë, çifti u nda dhe më tej u bashkuan sërish, deri kur në qershor të vitit 2017 erdhi ndarja.

Pas një sherri mes tyre, i riu i kërkoi Adaias që të ndaheshin, dhe pas ulërimave të fillimit ajo “u zbut”, duke i kërkuar një puthje të fundit, ku në atë moment i kafshoi juhën deri sa ia këputi, shkruan noa.al.

Pas kësaj Adaia u denoncua, duke bërë që të vihet nën hetim, ku në seancën e së martës së kaluar, organio i akuzës kërkoi dënimin e saj me tetë vite burg. /a.y/noa.al