Transmetuar më 17-06-2019, 10:40
Foto ilustruese

Policia e Korçës thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.3, ku mbeti i plagosur rëndë një person.

Në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje, uniformat blu bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit G.P., 35 vjeç, banues në Korçë.

I shpalluri në kërkim dyshohet se ka tentuar të vrasë 61-vjeçarin Dionis Misha, banues në Korçë.

Ai e ka goditur Mishën me thikë, i cili aktualisht ndodhet në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për Noa.al, thonë se i plagosuri njihet si person problematik dhe me precedentë penalë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al

Sherr me thika në mes të Korçës, plagoset një person