Transmetuar më 17-06-2019, 13:53

Vitin e kaluar Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump dhe i shoqi, Jared Kushner, kanë fituar në total 138 milionë dollarë, teksa punojnë edhe për Shtëpinë e Bardhë.

Katër milionë i kanë fituar vetëm nga investimi në Trump International Hotel në Washington.

Është kjo ajo që del në disa dokumente të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, raporton Independent. Vajza e Donald Trump ka fituar edhe 1 milion dollarë të tjera, nga linja e saj e veshjeve dhe argjendaritë.

Ndërkohë vajzës së Presidentit i është dhënë edhe një paradhënie prej 263 500 dollarë për “Women Who Work: të shkruash rregullat e suksesit”, libër i publikuar në vitin 2017.

Sakaq Kushner ka fituar mijëra dollarë nga pronat e tij në New York City.

Të ardhura të majme ka fituar edhe nga një kompani investimesh imobiliare ‘Cadre’, e cila ka një vlerë prej afro 25 milionë dollarësh, shkruan noa.al.

Një fitim i ndjeshëm për të është shënuar edhe prej rolit të tij në politikë. Megjithatë çifti nuk e ka detajuar me shifra rrogën që marrin si këshilltarë. /a.y/noa.al