Transmetuar më 17-06-2019, 17:36

Mediat franceze kanë shkruar se Neymar ka dalë në shitje, dhe kaq ka mjaftuar që Reali i Madridit të hidhet në sulm për të bërë goditjen e madhe.

Galaktikët e kanë nisur këtë merkato me dy blerje mjaft të rëndësishme duke sjellë Hazard dhe Joviç.

Por madrilenët kërkojnë edhe dy yje e Parisit, Neymar dhe Mbape, të cilët janë në lupën e presidentit Perez.

Edhe pse shuma e tyre është stratosferike, Perez ka treguar se kënaq shpesh dëshirat e tifozëve.

Mbetet për t’u parë se si do rrjedhin gjërat deri në fund të merkatos. /k.k/noa.al/