Transmetuar më 18-06-2019, 09:42
Reshjet e dendura të shiut kanë shoqëruar Kosovën gjatë orëve të fundit, e veçanërisht gjatë kësaj të hëne.
Pamjet që gjeni më poshtë vijnë nga komuna e Rahovecit, ku reshjet e rrëmbyera kanë bërë që uji të mbulojë rrugët, duke krijuar rrjedha të fuqishme.
Në videon që shihni, shfaqet një person i cili rrëmbehet nga presioni i madh i rrjedhës së ujit.
Pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa rezulton se i përkasin pasdites së të hënës.
Situata me reshje sipas Institutit Hidrometeorologjik, nuk pritet të përmirësohet deri në fundjavë. /a.y/noa.al