Transmetuar më 18-06-2019, 10:50
Arrestohet legjenda e futbollit, njëherësh ish-Presidenti i UEFA, Michel Platini.
Arrestimi i tij është bërë nga policia franceze mëngjesin e sotëm në Nanterre, zonë në periferi të Parisit.
Gjithçka pas hetimeve i dyshuar për korrupsion, lidhur me përcaktimin e vendit mikpritës së Kupës së Botës për vitin 2022 në Katar.
Përzgjedhja e Katarit si vend mikpritës, u përcaktua në vitin 2010, kur Platini ishte President i UEFA.
Vendimi përfundimtar u mor nga Joseph Blatter, asokohe President i Fifa, u ndoq nga një sërë denoncimesh dhe arrestimesh.
Edhe Platini u përfshi direkt në skandal nën akuzën se ka marrë pagesa ilegjitime. /a.y/noa.al